Ftese oferte per shprehje interesi per Rruget Dytesore Lokale

4 Lajme
3 Prokurime
2 Oferta Punësimi
1 Arkiva e lajmeve


Titulli i Projektit                                   Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale
Vendndodhja                                      Shqipëri
Sektori i Biznesit                                Transporti
Burimi Financiar                                 Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor
Tipi i Kontrates                                   Shërbime Konsulence
Tipi i Shpalljes                                   Ftesë për Shprehje Interesi
Data e Publikimit te Njoftimit           9 Shkurt 2010
Data e Mbylljes                                  15 Mars 2010


FTESE PER SHPREHJE INTERESI

Shërbime Konsulence për Hartimin e Projekteve të Detajuara Inxhinierike, Dokumenteve të Tenderit si dhe Vlerësimeve Mjedisore e Sociale

Ky lajmërim bëhet në vijim të  Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit (NJPP) për këtë projekt që është publikuar në Gazetën Zyrtare të Këshillit të Europës më 17 Dhjetor 2009, në faqen e internetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit më 15 Dhjetor 2009 si dhe në faqen e internetit të BERZH më 10 Dhjetor 2009.

Qeveria Shqiptare (QSH) ka aplikuar për një financim të barasvlefshëm me rreth 104 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) për koston e Projektit të  Rrugëve Dytësore dhe Lokale.

Ky projekt  ka si qëllim  përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë dhe tregjet ekonomike për popullsinë përfituese nga investimet e projektit nëpërmjet asfaltimit të rrjetit kryesor rrugor.Ky projekt synon të arrijë këtë objektiv nëpërmjet (i)përmirësimit të segmenteve parësore të rrjetit rrugor dytësor (rajonal) në Shqipëri; (ii) përmirësimit të segmenteve parësore të rrjetit rrugor lokal në Shqipëri (iii) prezantimit të sektorit privat në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor dytësor dhe lokal; dhe (iv) forcimit të menaxhimit të rrjetit rrugor dytësor.

Me synimim e ndihmesës në përgatitjen  e  projektit dhe fazën e implementit të tij, Qeveria Shqiptare ka përfituar një financim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nga e cili pritet të financohet edhe kjo Detyrë. Objektivat kryesore të kësaj Detyre janë përgatitja e projekteve të detajuara inxhinierike, dokumenteve të tenderit, vlerësimet mjedisore dhe planet e menaxhimit, vlerësimet sociale dhe planet e veprimit të risistemimit.
 
Shërbimet që do të kryhen përfshijnë projektet e detajuara teknike për rreth 500 km rrugë (dytësore dhe lokale) që do të reabilitohen ose rikonstruktohen në Shqipëri.Punimet për reabilitimin apo rikonstruksionin e rrugëve do të përfshijnë komponentet e mëposhtëm, sic kërkohet, përgjithësisht mbi bazën e renditjes ekzistuese:

 

  • Nën-shtresa, bazament dhe asfaltim;
  • Zgjerim dhe shtrim i shpatullave të rrugës;
  • Zgjerim i gjërësisë së formacionit ekzistues me anë te gërmimeve nga ana kodrinore dhe me anë të mureve mbajtës nga ana fushore;
  • Zgjerim dhe stabilizim i argjinaturës;
  • Përmirësime në madhësitë gjeometrike dhe përmirësime ose zëvendësime të strukturave të kanaleve të drenazhimit;
  • Riparim, zëvendësim dhe/ose ndërtim urash të vogla /të mëdha;
  • Ndërtim rrugësh anësore (bypass) sipas kërkesa dhe ku të jetë e mundshme për t’u bërë;
  • Vendosje të treguesve të sigurisë rrugore duke përfshirë kontrollin e trafikut gjatë ndërtimit të rrugës;
  • Vijëzimet dhe sinjalistika rrugore;
  • Masat e mbrojtjes së Mjedisit;
  • Masat bio-inxhinierike për të stabilizuar rrëshqitjen e dherave;dhe
  • Masat për përmirësimin/stabilizimin e terrenit.

Nga të gjithë anetarët ekipit të konsulencës pritet një bashkëpunim i ngushtë me inxhinieret e agjensisë zbatuese, e cila është Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), të cilët do të ofrojnë njohuritë  dhe përvojën e tyre lokale. Një tipar dalluesi kësaj Detyre është shkëmbimi i eksperiencave dhe njohurive të ndërsjellta ndërmjet ekipit të konsulentëve dhe personelit të FSHZH-së.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton tani të gjitha kompanitë e kualifikuara të konsulencës të dorëzojnë një Shprehje Interesi për ofrimin e këtyre Shërbimeve.

Për të përcaktuar aftësinë dhe përvojën e kompanive që kërkojnë të përfshihen në listën përfundimtare, dokumentet e dorëzuara duhet të përfshijnë të dhënat e mëposhtme:

  • Profilin e kompanisë, organizimin dhe personelin;
  • Hollësi të një përvoje përkatëse të detyrave të ngjashme të kryera gjatë pesë viteve të fundit (informacioni i dorëzuar duhet të përfshijë për cdo projekt të paktën: titullin e projektit, rolin kontraktues të kompanisë, prezencën e një kompanie ortake ose amë dhe rolet e tyre respektive,vendndodhjen, datat e fillimit dhe përfundimit të shërbimit, vlerën, emrin e klientit, burimin financues, objektivat dhe një përshkrim të shkurtër narrativ të projektit, funksionet dhe detyrat e kryera; si dhe referenca me shkrim nëse është e mundur); dhe
  • CV-të e personelit të përshtatshëm që mund të jetë i disponueshem për të punuar për këtë detyrë, dhe që kanë punuar më parë me projekte të ngjashme..

Nëse një kompani mendon se ajo nuk e ka të gjithë ekspertizën e kërkuar për këtë detyrë, atëhere ajo mund të shikojë si mundësi krijimin e një kompanie të përbashkë me kompani të tjera që e plotësojnë këtë ekspërtizë. Në një rast të tillë, në Shprehjen e Interesit duhet të paraqiten hollësitë e sipërpërmendura për cdo partner si dhe të tregohet se cila kompani është partneri drejtues.Lista përfundimtare e kompanive të kualifikuara do të mbështetet tek përgjigjja ndaj kësaj ftese, sipas së cilës kompanitë e përzgjedhura do të ftohen të përgatisin propozimet e tyre.
 Informacioni i sipërkërkuar nuk duhet t’i kalojë 20 faqet, duke përjashtuar CV-të.
Data e fillimit dhe kohëzgjatja e Shërbimit. Parashikohet që Shërbimet të fillojë në mes të vitit 2010 dhe të ketë një periudhë totale pune prej 12 muajsh. Megjithatë Detyra e Shërbimeve do të ndahet në tre ose katër faza në një periudhë kohore prej 4 vitesh.Kohëzgjatja dhe objekti i këtyre shërbimeve mund të zgjerohet gjatë implementimit.
 
E drejta e Kualifikimit: Firmat e konsulences nga cdo vend kanë të drejten e përfshirjes në listat përfundimtare dhe të drejtën për t’u përzgjedhur.
 
Profili i Konsulentit: Kërkohen shërbime të përbashkëta. Konsulenti do të jetë një kompani ose bashkim kompanish me një përvojë të gjërë në:

  • Përgatitjen e projekteve të detajuara inxhinierike për projektet e reabilitimit të rrugëve;
  • Përgatitjen e projekteve të tenderit në përputhje me rregullat e prokurimit të Institucionit Ndërkombëtar të Financimit (ose të një institucioni të ngjashëm);
  • Përgatitjen e vlerësimeve të mjedisit dhe planeve të menaxhimit si dhe të planeve teë veprimit të risistemimit.

 Konsulentët e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar të punës nga ora 09.00 deri 16.00 sipas orës lokale.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme deri më 15 Mars 2010.

Publikimi i kësaj ftese për Shprehje Interesi nuk e angazhon Autoritetin Kontraktues për të implementuar projektin.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Znj. Valentina Kazanxhi, Njesia Juridike & Prokurimeve
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10,
Tirana, Albania.
Tel: +355 4 22 35 597/8
Fax: +355 4 22 34 885
E-mail: adf@albaniandf.org
web site: www.albaniandf.org