Njoftim i Pergjithshem Prokurimi per Rruget Dytesore Lokale

4 Lajme
3 Prokurime
2 Oferta Punësimi
1 Arkiva e lajmeve


Titulli i Projektit                                   Projekti i Rrugeve Dytesore dhe Lokale
Vendndodhja                                      Shqiperi
Sektori i Biznesit                                Transporti
ID e Projektit                                        ________
Burimi Financiar                                 BIZH
Tipi i Kontrates                                   Punime dhe Sherbime Konsulence
Tipi i Shpalljes                                    NJPP
Data e Publikimit te Njoftimit           28 Janar  2010
Data e Mbylljes                                   31 Dhjetor 2014


NJOFTIM I PËRGJITHSHËM PROKURIMI


Njoftim i Pergjithshem Prokurimi Qeveria Shqiptare synon te aplikoje per nje financim qe kap shumen prej 40 milione dollare amerikane nga Banka Islamike per Zhvillim per koston e Projektit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale, dhe synon te perdore nje pjese te ketyre fondeve per pagesat e punimeve, sherbimeve qe lidhen me keto punime si dhe sherbimet e konsulences qe do te sigurohen nga ky projekt. Ky projekt do te bashke-financohet nga BIZH dhe Qeveria Shqiptare.

Ky Projekt Zhvillimi ka si qellim permiresimin e kushteve te jeteses dhe zbutjen e varferise per popullsine ne zonat ku do te rindertohen rruget duke ju ofruar atyre akses ne sherbimet baze dhe tregjet ekonomike. Keto objektiva do te arrihen nepermjet puneve civile per rikonstruksionin e rreth 170 km rrjeti rrugor ku perfshihet edhe pjesa e financuar nga BIZH brenda nje programi te financuar nga shume donatore per permiresimin e pergjithshem te rreth 1500 km te rrjetit rrugor dytesor dhe lokal ne Shqiperi.

Projekti perfshin komponentet e meposhtem:

Komponenti 1 - Punime civile te shoqeruara me permiresimin prej 170 km segmentesh paresore te rrjetit rrugor rajonal dhe lokal. Nderhyrjet ne kete komponent pritet te jene ose reabilitime ose rikonstruksione rrugesh. Rikonstruksioni do te perfshije shtrimin e rrugeve me asfalt te ri dhe me nen-shtresat e nevojshme. Ndersa punimet e reabilitimit perfshijne ndertimin e nje bazamenti si dhe shtrimin e nje asfaltimi te ri te shoqeruar me venien e sinjalistikes rrugore ku te jete e nevojshme.

Komponenti 2 - Implementimi dhe mbeshtetja institucionale. Ky komponent financon konsulentet te cilet do te ofrojne (i) projektet e detajuara teknike per punimet e rrugeve; (ii) sherbimet e auditimit; si dhe sherbime te tjera teknike e menaxhuese qe do te identifikohen gjate projektit.

Kontratat qe do te financohen me te ardhurat nga huate e BIZH do t’i nenshtrohen Udhezimeve per Prokurimin e Mallrave dhe Punimeve te Financuara nga BIZH, (Qershor 2005), dhe do te jene te hapura per te gjithe ofertuesit e pranueshem sipas rregullave te udhezuesit.Sherbimet e Konsulences do te perzgjidhen ne perputhje me Udhezimet e BIZH per Sherbimet e Konsulences me baze financimi nga BIZH, qe daton ne Qershor 2005.

Tenderimi per kontratat e mesiperme pritet te filloje ne fillim te vitit 2010. Kontraktoret dhe konsulentet e interesuar duhet te kontaktojne:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Znj. Valentina Kazanxhi, Njesia Juridike & Prokurimeve
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10,
Tirana, Albania.
Tel: +355 4 22 35 597/8
Fax: +355 4 22 34 885
E-mail: adf@albaniandf.org
web site: www.albaniandf.org