Titulli i Projektit Projekti i Rrugeve Dytesore dhe Lokale
Vendndodhja Shqiperi
Sektori i Biznesit Transporti
ID e Projektit 40153
Burimi Financiar BERZH dhe BEI
Tipi i Kontrates Punime dhe Sherbime Konsulence
Tipi i Shpalljes NJPP
Data e Publikimit te Njoftimit 10 dhjetor 2009
Data e Mbylljes 31 Dhjetor 2014
NJOFTIM I PËRGJITHSHËM PROKURIMI
Qeveria Shqiptare synon te aplikoje per nje financim qe kap shumen prej 100 milione euro nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nga Banka Europiane per Investime (BEI) per koston e Projektit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale, dhe synon te perdore nje pjese te ketyre fondeve per pagesat e mallrave, punimeve, sherbimeve qe lidhen me keto punime si dhe sherbimet e konsulences qe do te sigurohen nga ky projekt. Ky projekt do te bashke-financohet nga BERZH/BEI dhe Qeveria Shqiptare.
Ky Projekt Zhvillimi ka si qellim permiresimin e aksesit ne sherbimet baze dhe tregjet ekonomike nepermjet permiresimit te rrjetit rrugor per popullsine ne zonat ku zbatohet projekti. Projekti synon te arrije kete objektiv nepermjet (i) permiresimit te segmenteve paresore te sistemit rrugor dytesor (rajonal) ne gjithe Shqiperine; (ii) permiresimit te segmenteve rrugore lokale ne gjithe Shqiperine; (iii) prezantimit te sektorit privat ne mirembajtjen e rrjetit rrugor dytesor dhe lokal; (iv) dhe forcimit te menaxhimit te rrjetit rrugor lokal.
Projekti perfshin komponentet e meposhtem:
Komponenti 1 - Punime civile te shoqeruara me permiresimin e segmenteve paresore te rrjetit rrugor dytesor (rajonal) dhe lokal. Nderhyrjet ne kete komponent pritet te jene ose reabilitime ose rikonstruksione rrugesh. Rikonstruksioni do te perfshije shtrimin e rrugeve me asfalt te ri dhe me nen-shtresat e nevojshme. Ndersa punimet e reabilitimit perfshijne ndertimin e nje bazamenti si dhe shtrimin e nje asfaltimi te ri te shoqeruar me venien e sinjalistikes rrugore ku te jete e nevojshme.
Komponenti 2 - Implementimi dhe mbeshtetja institucionale. Ky komponent financon konsulentet te cilet do te ofrojne (i) projektet e detajuara teknike per punimet e rrugeve; (ii) asistencen teknike per FSHZH-ne; si dhe sherbime te tjera teknike e menaxhuese qe do te identifikohen gjate projektit.
Kontratat qe do te financohen me te ardhurat nga huate e BERZH dhe BEI do t’i nenshtrohen
Politikave dhe Rregullave te Prokurimit te BERZH-it (Maj 2009) dhe do te jene te hapura per kompanite nga çdo vend. Fondet e perftuara nga huate e Bankes nuk do te perdoren per te paguar persona apo subjekte, apo per import mallrash nese nje pagese apo import i tille ndalohet me vendim te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara sipas Kapitullit VII-te te Kartes se Kombeve te Bashkuara ose sipas nje ligji zyrtar te vendit te Klientit.
Tenderimi per kontratat e mesiperme pritet te filloje ne tremujorin e pare te vitit 2010. Furnizuesit, kontraktoret dhe konsulentet e interesuar duhet te kontaktojne:
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Znj. Valentina Kazanxhi, Njesia Juridike & Prokurimeve
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10,
Tirana, Albania.
Tel: +355 4 22 35 597/8
Fax: +355 4 22 34 885
E-mail: adf@albaniandf.org
Web site: www.albaniandf.org