I nderuar z. Zëvëndës Kryeministër,
Zonja dhe Zotërinj,
Banka Botërore ka një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi në Sektorin e Transportit me Qeverinë Shqiptare, dhe ka kënaqësinë të vazhdojë këtë bashkëpunim, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në përgatitjen dhe zbatimin e Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale.
Në zonat rurale të Shqipërisë jeton më shumë se gjysma (55%) e popullsisë, dhe një pjesë e saj është e varfër. Një vëzhgim i fundit ka vënë në duke se, pas punësimit dhe nivelit të të ardhurave që janë të parat, shumica e të anketuarve kanë konsideruar problemet e infrastrukturës si faktorë kryesorë që ndikojnë në standartin e tyre të jetesës.
Banorët e zonave rurale kanë vënë në dukje gjithashtu faktin se aksesi i pamjaftueshëm në infrastrukturën rrugore krijon per ta veshtirësi vështirësi drejt tregjevet të shitjes, kontribuon në migrimin e popullsisë drejt zonave urbane, dhe është pengesë për realizimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimit. Dyzet e nëntë (49) përqind e prodhuesve agrarë kanë deklaruar se mungesa e infrastrukturës së mirë rrugore përbën problemin kryesor në tregtimin e produkteve të tyre.
Problemet me të cilat përballen rrjetet rrugore rajonale dhe lokale janë paraqitur në një numër studimesh të kohëve të fundit të Bankës Botërore. Aktualisht, vetëm 39 përqind e rrjetit rrugor lokal është i asfaltuar, që është dhe shifra më e ulët në rajon, dhe 95% e tij është në kushte të këqija ose shumë të këqija – me segmente rrugore që janë të pakalueshme në pjesën më të madhe të vitit.
Të ardhurat në nivelin lokal, si taksa e rregjistrimit të automjeteve, janë të pamjaftueshme për të realizuar mirëmbajtjen e rrugëve në nivelin e kërkuar – shpenzimet aktuale të mirëmbajtjes përbëjnë vetëm 40% të atyre që do të duheshin për të.
Në këtë kuadër vjen Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale. Projekti i propozuar mendohet të ketë tre komponente kryesore: (i) Përmirësimi i seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal; (ii) Përmirësimi i seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal (komuna); dhe (iii) forcimi i thellë institucional për të përmirësuar manaxhimin dhe financimin e të dy rrjeteve të sipërpërmendura.
Përmasat e parashikuara të projektit. Deri tani ky program do të përfshijë një shifër midis 1,000 dhe 1,500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale, të shoqëruara me një kosto totale të të tij afërsisht 200-400 milion dollarë amerikanë.
Kontributi i Bankës Botërore për këtë projekt është një kredi e IBRD prej 20 milion dollarësh amerikanë. Megjithatë është diskutuar dhe rënë dakord paraprakisht bashkëfinancimi i projektit me një numër institucionesh të tjera financiare.
Ky projekt është një hap i parë i rëndësishëm drejt manaxhmit dhe financimit të qëndrueshëm në të ardhmen të rrjeteve rrugore rajonale dhe lokale, dhe për të arritur një përmirësim real në cilësinë e jetesës të popullsisë së zonave rurale.
Banka Botërore, së bashku me donatorët partnerë, është e gatshme të punojë me Qeverinë Shqiptare në përgatitjen sa më të shpejtë dhe zbatimin e këtij projekti.