 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
Fjala prezantuese e z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së
|
I nderuar z. Zv/Kryeminister,
Zonja dhe zotërinj.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion që ka punuar për rreth 15 vite në mbështetje të Qeverisjes Vendore.Puna e tij ka konsistuar në zbatimin e projekteve të infrastrukturës lokale, kryesisht rrugëve rurale, për këtë arsye është parë si institucioni me i përshtatshëm për zbatimin e këtij projekti si nga Qeveria Shqiptare ashtu edhe nga Banka Botërore.
Siç u përmend edhe nga zoti zëvendëskryeministër dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, projekti, fillimin e të cilit po paraqesim sot është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale të vendit. Për të hyrë pak më tepër në detaje, aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë: Një inventar të plotë e të sakte të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri
- Një plan 5-vjeçar të investimeve për financimin e projekteve, bazuar në një vlerësim të ndikimit social e ekonomik të projekteve.
- Përgatitja e projekteve teknike bazuar në standarte te reja të rrugëve që po përgatiten nga Ministria e Transportit mbështetur nga Bashkimi Evropian.
- Prokurim, kontraktim, supervizim dhe zbatim te investimeve ne këto rruge.
- Ngritja e kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore për menaxhimin e kontratave me kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve.
Gjatë punës përgatitore, FSHZH do të asistohet nga kompani konsulence ndërkombëtare të cilat presim të fillojnë punën në fillim të vitit të ardhshëm. Projekti do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2008 do të ketë një punë intensive për përzgjedhjen e rrugëve qe do te financohen në bashkëpunim të ngushtë me organet e Njësive të Qeverisjes Vendore, si edhe për përgatitjen e projekteve teknike, prokurimin dhe lidhjen e kontratave.
Objektivi ynë është që në periudhën Qershor-Korrik 2008 të lidhim kontratat e para të punimeve, dhe te mund te fillojmë zbatimin e investimeve ne këto segmente rrugore civilë për rehabilitimin e segmenteve të para të rrjetit rrugor për të vazhduar më tej me zbatimin hap pas hapi te planit 5-vjeçar.Një moment shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e projektit do të jetë procesi i përzgjedhjes së projekteve të para për tu financuar. Përzgjedhja do të bëhet në baza transparente e pjesëmarrëse, mbështetur në eksperiencën e FSHZH për vlerësimin e projekteve në kuadër të projekteve të mëparshme të Bankës Botërore apo edhe kritereve për shpërndarjen e Granteve Konkurruese. Hapat qe do te ndiqen do te jene si vijon:
Kriteret mund të konsultohen në faqen tonë të internetit www.albaniandf.org. Gjithashtu ne lidhje me keto kritere, mirëpresim mendime tuaj gjatë muajit Dhjetor.Së fundmi dëshirojmë të falënderojmë Qeverinë Shqiptare për përfshirjen tonë në zbatimin e këtij projekti, si dhe Bankën Botërore e të gjithë donatorët e tjerë për mbështetjen e treguar.
|
|
 |
|
| |
|
|
 |
|
 |
|