 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
Fjala e Znj. Camille Numah, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, në konferencën e FSHZH-së
|
Shkëlqesia juaj zëvendëskryeministër Oketa,
Të nderuar Ministra dhe Zëvendësministra, të nderuar anëtarë të tjerë të Bordit Drejtues të FSHZH-së, të nderuar pjesëmarrës.
Së pari më lejoni t’iu falënderojë për mundësinë që më dhatë për të marrë pjesë në këtë konferencë të rëndësishme. 
Ashtu siç ju mund ta dini, Banka Botërore ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me FSHZH-në që nga themelimi i saj më 1993. Në atë periudhë Banka Botërore po lëvizte për të “socializuar” dhe “lokalizuar” ndërhyrjen e saj të zhvillimit. FSHZH-ja mirëpriti dhe implementoi të parin fond social të ngritur në Evropë dhe Azinë Qendrore, me synim mbështetjen e projekteve të vogla të infrastrukturës, bazuar në nevojat lokale duke ofruar edhe mundësi punësimi për popullsinë lokale dhe që filluan t’iu japin komuniteteve lokale një kapacitet më të madh për planifikim, marrje vendimesh dhe zbatim të projekteve. Që nga ajo kohë Banka Botërore ka kanalizuar fondet e 5 projekteve për Shqipërinë nga FSHZH-ja tek komunitet lokale, për të ardhur sot tek “Projekti i Dyte i Punëve në Komunitet” dhe për të vazhduar me projektin e propozuar rishtas të “Rrugëve Dytësore dhe Lokale”.
Gjatë kësaj kohe FSHZH-ja ka krijuar një kapacitet të pakrahasueshëm në administrimin e fondeve të zhvillimit për projektet e komuniteteve lokale. Një ndër pikat e forta të kësaj organizate është aftësia e saj e provuar për të adresuar burime të centralizuara tek komunitetet lokale duke përzgjedhur projekte bazuar në kritere transparente dhe objektive.
Evidencë e kësaj aftësie është fakti që shumë partnerë të tjerë të zhvillimit e kanë angazhuar atë si një agjenci implementuese për administrimin e fondeve të tilla. Këtu mund të përmendim Komisionin Evropian, IFAD, Bankën Islamike për Zhvillim, si edhe qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Gjatë gjithë kësaj kohe FSHZH-ja ka arritur të tregojë aftësi në përshtatjen dhe rigjetjen e profilit të saj përballë ndryshimeve që ndodhin në ambientin përreth. Kjo konferencë në vetvete është fakt i këtij rinovimi. Me përshpejtimin e decentralizimit në mijëvjeçarin e ri, ADF-ja ka ngritur një pikë tjetër të fortë duke ndërtuar kapacitete në komunitetet lokale nëpër Shqipëri, për të krijuar vizione, planifikim, projektim dhe implementim të projekteve. Në kuadër të “Projekti të Dytë të Bankës Botërore për Punët në Komunitet”, FSHZH-ja ka filluar një proces pjesëmarrës për planet e zhvillimit lokal në nivel fshati dhe komune. Objektivi i saj është të ndihmojë komunitetet, përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, jo vetëm të artikulojnë prioritet lokale për investim bazuar në një vizion të zhvillimit ekonomik lokal, por në të njëjtën kohë të rris besueshmërinë në qeverisjen vendore.
Ekspertiza që ka ngritur FSHZH-ja me drejtim nga “lartë-poshtë” për shpërndarjen e fondeve dhe nga “poshtë-lartë” për ngritjen e kapaciteteve do të jetë kritike për (1) procesin e decentralizimit në vazhdim, (2) në përdorimin me efikasitet të promovimit të Shqipërisë në nivele financimi me baze marketingu, dhe veçanërisht për kreditimin e pushtetit vendor, (3) pa harruar që Shqipëria po ecën përpara në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian. Këtu shfaqet edhe një nga sfidat e rëndësishme për Shqipërinë dhe FSHZH-në. Të tilla aftësi siç janë ato të mishëruara në stafin e FZHSH-së, dhe disiplina e mishëruar në kuadrin organizativ, do të duhet të arrihen në të gjitha nivelet e qeverisjes ndërkohë që zhvillohet decentralizimi. Sfidat e (1) shpërndarjes së burimeve në projekte lokale me metoda transparente, të sakta dhe efektive, ndërkohë që (2) fuqizohen kapacitetet në nivel lokal për përcaktimin e prioriteteve në investime por gjithashtu duke (3) monitoruar me efikasitet implementimin e tyre dhe duke vlerësuar rezultatet e këtyre projekteve lokale, është një sfide me të cilën po përballen aktualisht pothuajse të gjitha ministritë e linjës.
Ne përgjithësisht e shohim të ardhmen FSHZH-së, në ruajtjen e profilit të kanalizimit të rrjedhjes së burimeve në nivelin lokal dhe nga ana tjetër ngritjes së kapaciteteve në nivel lokal për te thithur në mënyrë sa më efektive këto burime.
Një pyetje me të cilën do të doja t’ju lija është a ka një rol tjetër ndihmës, përveçse organet e qeverisjes qendrore dhe rajonale të fitojnë vetë aftësitë dhe ekspertizën e demonstruar kaq mirë prej FSHZH-së. Ju falënderoj shumë të gjithëve dhe uroj që të keni një diskutim të frytshëm
|
|
 |
|
| |
|
|
 |
|
 |
|