Inagurimi i objektit  “Rikonstruksion i rruges Berdice – Mali Hebaj”

Ne date 18/04/2007 ne fshatin Berdice u be inagurimi i objektit  “Rikonstruksion i rruges Berdice – Mali Hebaj”, i mundesuar nga IDA.

Ne inagurimin e ketij objekti moren pjese: Kryetari i Komunes dhe stafi i tij, Mons. Angelo Masafra, Z. Benet Beci drejtori i FSHZH, z. Tritan Brahimaj drejtori i infrastruktures dhe inspektoret e zones. Gjithashtu moren pjese dhe te ftuar nga qarku Shkoder, anetaret e Grupit te Keshillimit e Ndjekjes per projektin, nxenes te shkolles e mesues, si edhe banore te zones.

Rruga e reabilituar Berdice-Mali Hebaj ka nje gjatesi prej 1718 ml dhe 3.5 m gjeresi dhe realizon lidhjen e dy fshatrave Berdice-Mali Hebaj me njeri-tjerin si dhe lidhjen e tyre me aksin Shkoder –Tirane. Permireson ndjeshem transportin e banoreve dhe mjeteve te transportit si dhe shton komunikimin (duke pasur parasysh qe lidhet ne piken e hyrjes me rrugen nacionale). Numri i perfituesve nga ky projekt arrin shifren prej 3095 banore.
Fillimisht K/Komunes Z. Qamil Xhureta  me te gjithe te ftuarit u mblodhen ne zyren e tij ku ai falenderoi institucionin e FSHZH dhe donatoret per kontributin dhe bashkepunimin e vazhdueshem ne lidhje me projektin. Ne fjalen e tij ai theksoi dhe arsyet e vlefshmerise se ketij projekti per komunen dhe banoret e saj. Me pas ai i shoqeroi te ftuarit ne piken ku rruga nacionale Lezhe - Shkoder takohet me rrugen Berdice - Mali Hebaj. Aty u pre shiriti i perurimit te projektit te rruges dhe u pershendet nga 3 perfaqesues pjesemarres ne kete aktivitet. Gjithashtu e pranishme ishte dhe media lokale.