Duke nisur nga dhjetori 2004, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me asistencën e e një konsulenti lokal, Urban Research Institute (URI) nisi në të gjithë Shqipërinë realizimin e një procesi të gjerë të identifikimit me pjesëmarrje të nën-projekteve.
Projekti përfshiu të gjithë 374 njësitë e qeverisjes vendore të vendit në një proces ku kombinoheshin fushata intensive të ndërgjegjësimit dhe ngritja e kapaciteteve me aktivitete terreni duke synuar sigurimin e një pjesëmarrjeje të gjerë të qytetarëve në identifikimin e nevojave të tyre prioritare për infrastrukturë bazë; krijimin e strukturave të pjesëmarrjes së qytetarëve nëpërmjet kombinimit të anëtarësisë me qytetarë dhe zyrtarë lokal dhe duke lëvizur drejt strukturave të përbëra nga vetëm qytetarë si dhe përgatitja e para-studimeve të fizibilitetit për prioritetet më tepër të përzgjedhura të fshatit. Në përfundim të një pune intensive tetë mujore dolën rezultatet e mëposhtme:
Ftesa për pjesëmarrje në proces iu dërgua 372 njësive të Qeverisjes Vendore
Nisi një fushatë intesive në media që vazhdoi për 30 ditë rresht për të njoftuar dhe për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për një pjesëmarrje më të madhe
U përgatit dhe u botuan 700 kopje të një publikimi që përmbante udhëzime të kombinuara me një rast studimi të procesit të identifikimit me pjesëmarrje të nën-projekteve
24 seminare u organizuan dhe u kryen në të gjithë vendin
663 zyrtarë lokal dhe anëtarë të GKM-ve të komunave/bashkive u trajnuan mbi parimet dhe procesin e kryerjes së identifikimit me pjesëmarrje të nën-projektit
Rreth 300 vizita u kryen nga përfaqësuesit e URI brenda fazës së para të projektit
333 NjQV ose 89.5% e NjQV-ve në Shqipëri u angazhuan dhe kryen procesin e identifikimit me pjesëmarrje të nën-projekteve. Ata ndërmorën përgjegjësi dhe drejtuan procesin për organizimin e procesit të vendimmarrjes në lidhje me identifikimin e nevojave dhe prioriteteve në komunitetet përkatëse
2,386 nga 2,960 ose 80 % e numrit total të fshatrave në Shqipëri dhe 164 lagje në 60 qytete organizuan 4042 takime të hapura të komunitetit me një pjesëmarrje të mirë edhe nga gratë duke rritur kështu ndjeshëm rolin e komunitetit në marrjen e vendimeve në procesin e identifikimit të prioriteteve
Procesi përfshin pjesëmarrjen e 319,488 qytetarëve nga i gjithë vendi nga të cilët 65,768 ose rreth 21% ishin gra dhe rreth 85,073 ose 27% ishin të rinj
371 Grupe të Qeverisjes Vendore për Konsultimin dhe Monitorimin (GKM) me një anëtarësi të përzier nga komuniteti lokal dhe zyrtarët u krijuan në Shqipëri me synim koordinimin, udhëheqjen e procesit të identifikimit me pjesëmarrje të nën-projekteve dhe për ndjekjen e ecurisë së zbatimit të projektit
2,521 GKM me anëtarësi 100% nga qytetarët janë krijuar në fshatra dhe lagje duke kontribuar kështu në rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve lokal dhe në sigurimin e një pjesëmarrjeje të qëndrueshme të të gjithë aktorëve të përfshirë në fazat e identifikimit të nën-projekteve
Rreth 7,500 nën-projekte u identifikuan nga të cilat 2,435 janë zhvilluar nga fshati dhe GKM-të e komunave deri në fazën e para-fizibilitetit teknik, ndërkohë që 2,357 prej tyre mbështeten edhe nga para-studime fizibiliteti mjedisore
2,201 fshatra/lagje ose 75% e numrit total të fshatrave kanë zgjedhur një nën-projekt me prioritet primar të shoqëruar me para-studimin e përshtatshëm të fizibilitetit. Më poshtë jepet një detajim sipas llojit të projekteve:
1. ndërtim/rehabilitim rrugësh 1,152 ose 52 % e totalit
2. ndërtim sistemesh ujore 349 ose 16% e totalit
3. ndërtim sistemesh ujërash të zeza 148 ose 7.5% e totalit
4. ndërtim/rehabilitim shkollash 138 ose 6.5 % e totalit
5. të tjera 414 ose 18% e totalit